GazetaMax
Lajme

Feti Abazi e nis me këmbë të mbarë si kryetar i Bogovinës, fillon puna për rikonstruksionin e rrugës në Kallnik

Kryetari i ri i Komunës së Bogovinës, Feti Abazi, e ka nisur mandatin e tij me veprim konkret në terren. Sot kanë filluar punimet e para për rikonstruksionin e rrugës hyrëse në fshatin Kallnik, duke shënuar kështu projektin e parë infrastrukturore nën udhëheqjen e tij.

“Nisim me këmbë të mbarë. Kallniku është vendi ku fillon puna për një komunë në lëvizje,” u shpreh Abazi, duke theksuar se kjo është vetëm fillimi i një serie investimesh që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe infrastrukturën në çdo vendbanim të komunës.

Kryetari Abazi shtoi se Komuna e Bogovinës do të vazhdojë me ritëm të lartë realizimin e projekteve të planifikuara, me qëllim që çdo fshat të përfitojë nga investimet publike dhe shërbimet bashkëkohore.

https://www.facebook.com/share/p/1ACixefxK1/