GazetaMax
Lajme

Doktoratura e Burim Ramajt në Fribourg të Zvicrës prek shumë karakteristika të identitetit shqiptar

Origjina e tij është një nga fshatrat më të bukur në Kosovë siç është Stublla apo aty ku u hap shkolla e parë shqipe legale. Si duket kjo vlere mbarkombëtare do ti përcjell prindërit e tij për ta kultivuar gjuhën shqipe edhe në mergim. E pikërisht kjo dukuri shfaqet edhe tek ky djali që si komb po na bën krenarë dhe po shkruajmë. E kemi fjalën për studiuesin shqiptar Burim Ramaj, i cili sapo është nderua me titullin doktor shkence në një ceremoni solemne të organizuar në Universitetin e Friburgut në Zvicër, për temën e tij: “Pluralizmi juridik sipas kanunit shqiptar”.

Punimi i tij është vlerësuar me notën magna cum lauda, ku në të theksohet rëndësia shkencore dhe kulturore të trajtimit të së drejtës zakonore shqiptare përballë gjykatave shtetërore. E për ju sidomos që jetoni jashtë trojeve shqiptare ja vlen ta lexoni e ta shihni këtë punim të tij pasi flet për identitetin unik shqiptar, ku trajtohen aspekte historike dhe juridike, por edhe pasqyrohen vlera siç jan nderi, mikpritja dhe besa.


Në ceremoninë përkatëse, ku u promovuanë shtatë kandidatë me tituj doktorësh, morën pjesë edhe familjarë dhe miq të afërt të doktorit të ri. Midis tyre ishin edhe prinderit e tij, Marjan dhe Lina Ramaj të cilet dikur sakrifikuan rininë në mergim, por tani ndoqen me krenari arritjen e djalit të tyre në majat më të larta akademike.

Burimi i cili është rritur dhe jeton në Zvicër është sot për të gjithë ne një shembull i sukseseve të brezit të ri shqiptar në Diasporë. Ai ndau këtë eksperincë ditë më parë edhe në programin e mëngjesit në RTV21 ku zbuloi për herë të parë dhe se si do të jetë e gjithë kopertina e këtij punimi publikuar shumë shpejt në një libër.