GazetaMax
Lajme

Zyrtari amerikan thotë se Putini po mashtrohet nga këshilltarët e vet: “Po frikësohen t’i tregojnë për ushtrinë”

“Po frikësohen t’i tregojnë për ushtrinë”, zyrtari amerikan thotë se Putini po mashtrohet nga këshilltarët e vet.
SHBA beson se presidenti rus Vladimir Putin është duke “u keqinformuar” nga këshilltarët e tij rreth asaj se sa keq po performon ushtria ruse në Ukrainë dhe për ndikimin e sanksioneve mbi ekonominë ruse, një zyrtar amerikan i ka thënë CNN.
“Ne besojmë që Putini është duke u keqinformuar nga këshilltarët e tij për performancën e keqe të ushtrisë ruse dhe se si ekonomia ruse është duke u sakatuar nga sanksionet, sepse zyrtarët e lartë të tij po frikësohen t’i tregojnë atij të vërteteën”, tha zyrtari amerikan.
Zyrtari tha se vlerësimi bazohet në gjetjet e deklasifikuara të inteligjencës amerikane.
Ai shtoi se SHBA-ja ka informacione që tregojnë se Putini është bërë i vetëdijshëm për dezinformatat, duke çuar në një përçarje midis Putinit dhe zyrtarëve të tij të lartë të mbrojtjes, transmeton Gazeta Express.
“Ne kemi informacione se Putini është ndjerë i mashtruar nga ushtria ruse. Tani ka një tension të vazhdueshëm midis Putinit dhe (Ministrisë së Mbrojtjes), që rrjedh nga mosbesimi i Putinit në udhëheqjen e Ministrisë së Mbrojtjes”, tha zyrtari amerikan.
Zyrtari tha se Putin nuk e dinte që ushtria e tij “po përdorte dhe po humbiste rekrutët në Ukrainë, duke treguar një çarje të qartë në rrjedhën e informacionit të saktë për presidentin rus”.

Related posts

Spasenovski: Zgjedhje të rregullta bashkë me presidencialet, opsioni më i logjikshëm

Gazetamax.mk

Milevski pritet të tërhiqet nga posti ministror dhe nga drejtimi i PLD-së

Gazetamax.mk

Mirënjohja Deklarata e Republikës së Maqedonisë së Veriut iu nda Drejtorisë Doganore

Gazetamax.mk