GazetaMax
Lajme

Kasami: Kjo është puna jonë për Tetovën

Në Tetovë kanë përfunduar punimet e asfaltimit në rrugën “Ajduçka”.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, përmes një njoftimi publikoi pamje nga terreni, duke theksuar se këto investime janë pjesë e angazhimit të përditshëm për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në qytet.

“Kjo është puna jonë për Tetovën”, është shprehur Kasami, duke theksuar se projektet infrastrukturore do të vazhdojnë edhe në lagje të tjera të qytetit.