Në fshatin Llukë e Epërme u mbajt mbrëmë ngjarja tradicionale “Darka e Lamës”, një aktivitet që ruan dhe promovon trashëgiminë kulturore shqiptare, duke bashkuar banorët në një atmosferë falënderimi, mirënjohjeje dhe respekti ndaj vlerave të së kaluarës.
Pjesë e këtij organizimi ishte edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen në këtë traditë të çmuar dhe vlerësoi kontributin e banorëve të fshatit për ruajtjen e saj.
Në deklarimin e tij, Ramosaj theksoi rëndësinë e “Darkës së Lamës” si një simbol falënderimi për bereqetin, për mundin e familjeve dhe për identitetin kulturor që përcillet brez pas brezi. Ai u shpreh i impresionuar nga organizimi dhe mirëpritja, duke theksuar se iniciativa të tilla forcojnë lidhjet mes komunitetit dhe traditës.
“Ju lumtë për organizimin!”, deklaroi ai, duke falënderuar banorët e Llukës së Epërme për përkushtimin dhe energjinë që e mbajnë këtë ngjarje gjallë ndër vite.
“Darka e Lamës” mbetet një ndër aktivitetet më të rëndësishme tradicionale në zonë, që vazhdon të pasurojë jetën kulturore dhe shoqërore të komunitetit.
https://www.facebook.com/share/p/1CMVkDfwBv/

