GazetaMax
Lajme

Kosovarët po fitojnë shumë nga ‘Tik-tok’, ATK paralajmëron fillimin e mbledhjes se tatimeve

“Tik-Tok” është zgjedhur një ndër aplikacionet më të shkarkuara gjatë vitit 2021, duke u radhitur në vendin e parë në SHBA me 94 milionë shkarkime nga përdoruesit e telefonëve të mençur.
Rritja e interesimit të përdoruesve për të qenë aktiv në “Tik-Tok” ka të bëjë edhe me pagesat që ky aplikacion iu bën përdoruesve që kanë aktivitet të madh dhe që mbledhin mijëra shikues në profilet e tyre.
Përdoruesit e aplikacionit “Tik-Tok” kanë mundësinë që të organizojnë paraqitje “LIVE” me përdorues të tjerë të “famshëm” të këtij aplikacioni, e ku shikuesit dërgojnë para në formë të dhuratave ose që njihen ndryshe në gjuhën angleze si “gifts”.
Përfitimet e mëdha financiare nuk kanë munguar as për përdoruesit e “Tik-Tok”-ut në Kosovë, të cilët duke shfrytëzuar “famën” e tyre në këtë aplikacion, po përfitojnë mijëra euro brenda një kohe të shkurtë.
E këto përfitime, si duket po kalojnë pa u vërenjtur “nën hundën” e Administratës Tatimore të Kosovës, duke mos paguar asnjë tatim ndaj shtetit.
Në një përgjigje për lajmi. net, zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa, ka thënë se vegla analitike për analizimin e rrjeteve sociale, licencën e të cilës e posedon ATK-ja, nuk ju ofron mundësinë e analizimit të aplikacionit “Tik-Tok”, që do të thotë se ky institucion nuk ka mundësi kontrolli edhe për përfitimet e përdoruesve të saj në Kosovë.
“Vegla analitike për analizimin e rrjeteve sociale MKCVI për të cilën kemi rinovuar licencën na ofron mundësinë e analizimit të rrjeteve sociale, por jo edhe të ‘Tik-Tok’-ut, andaj grumbullimi dhe analizimi i informatave dhe përfituesve nga ky rrjet social mund të bëhet vetëm për raste individuale dhe atë në bashkëpunim me Njësinë e Inteligjencës Financiare, tek e cila subjektet raportuese janë të obliguara që të raportojnë të hyrat nga jashtë” tha Bytyqi.
ATK-ja ka bërë të ditur se ka në plan që gjatë këtij viti, në bashkëpunim me Njësinë e Inteligjencës Financiare, të koordinojnë mënyrën dhe mundësinë e identifikimit dhe pastaj edhe të trajtimit të përfituesve financiar nga rrjetet sociale ku përfshihet edhe “Tik-Tok”-u.

Related posts

Ratifikimi i Marrëveshjes me FRONTEX, një kapitull i rëndësishëm në aspektin e mbrojtjes së kufijve

Gazetamax.mk

Bujar Osmani zgjidhet nënkryetar i BDI-së

Gazetamax.mk

Penov: Komunat kërkojnë para nga shteti, ndërsa nuk i shfrytëzojnë resurset e veta

Gazetamax.mk