Sela: Po përgatitemi të dalim vetë në zgjedhje

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka deklaruar në një intervistë për TV21 se partia e tij po përgatitet të marrë pjesë e vetme në zgjedhjet e ardhshme.

Sela tha se përvoja e deritanishme me koalicionet ka qenë zhgënjyese, duke theksuar se „të gjitha koalicionet na kanë lënë në gjysmë të rrugës“.

Ai bëri të ditur se Lidhja Shqiptare po punon për një garë të pavarur para votuesve dhe se do të kërkojë mbështetjen e qytetarëve pa u varur nga koalicionet politike.

Sela theksoi se synimi i partisë është që të shndërrohet në forcën e parë politike në bllokun politik shqiptar.