GazetaMax
Sport

Xherdan Shaqiri para rikthimit në Amerikë e bën postimin e fundit nga loja me Kosovën

Shaqiri e bën postimin e fundit nga loja me Kosovën para rikthimit në Amerikë.
Xherdan Shaqiri e shijoi në maksimum miqësoren me Kosovën, e cila ishte një speciale për të pasi u përball me vendin e origjinës.
Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit e përfaqësoi Zvicrën në ndeshjen e zhvilluar në Zurich, e cila përfundoi baras, 1:1, shkruan “Gazeta Express”.
Ai i pati disa lëvizje të mira dhe tentoi të shënonte disa herë, por nuk ia doli.
E para se të rikthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tek ekipi i tij Chicago, 30 vjeçari mbrëmë e ka bërë postimin e fundit nga loja me Kosovën, e cila u zhvillua të martën mbrëma.
Në foto shihet ish-futbollisti i Baselit, Bayern Munichut, Interit, Stoke Cityt, Liverpoolit e Lyonit në posedim të topit, ndërsa ia ka bërë Kombëtares së Zvicrës.

Related posts

Interi pas dyshes së dështuar të Real Madridit

Gazetamax.mk

Juventus hyn në garë për transferimin e yllit të Lazios

Gazetamax.mk

Përfundojnë ndeshjet e 1/16 të Kupës së Kosovës, këto janë rezultatet

Gazetamax.mk