GazetaMax
Lajme

Hardinaj kritikon Kurtin: Buxheti të mos keqpërdoret për qëllime populiste e elektorale

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka takuar deputetët dhe kryetarët e komunave të kësaj partie me të cilët ka diskutuar dinamikat buxhetore në nivel qendror.
Në këtë mbledhje, ish-kryeministri kritikoi Albin Kurtin për mënyrën e qeverisjes. Thotë se kjo qeveri nuk sjellë shpresë për ekonominë e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.
“Me vetëm 7% rritje reale ekonomike, kryesisht falë remitencave, me deficitin tregtar mbi 3 miliardë euro, rritjen enorme të çmimeve, kjo qeveri nuk sjellë asnjë shpresë për ekonominë e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve”, tha Haradinaj.
“Qeveria e Kosovës sa më parë duhet ta ndryshojë dhe ta përshtat me kushtet e reja makroekonomike, kornizën afatmesme të shpenzimeve dhe të fillojë rishikimin e buxhetit, duke ridestinuar mjetet që nuk do të mund të realizohen, përfshirë dhe për Ligjin e Pagave, e jo të keqpërdoret buxheti për qëllime populiste e elektorale”, theksoi ai.
Njoftimi i plotë:
Dinamikat buxhetore në nivel qendror dhe komunal ishin temë e diskutimit në takimin me deputetët, kryetarët e komunave dhe udhëheqjen e partisë.
Aleanca po i sheh me shqetësim dështimet e njëpasnjëshme të qeverisë aktuale, veçanërisht në dështimin e tyre që vendit t’i ofrojnë investime kapitale apo pako zhvillimore, që ka shkaktuar situatë të rëndë ekonomike e sociale. Me vetëm 7% rritje reale ekonomike, kryesisht falë remitencave, me deficitin tregtar mbi 3 miliardë euro, rritjen enorme të çmimeve, kjo qeveri nuk sjellë asnjë shpresë për ekonominë e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.
Në anën tjetër, komunat që udhëhiqen nga AAK, gjatë 100 ditëshit të parë të udhëheqjes, kanë treguar dinamizëm të lartë në qeverisje dhe janë shembull i mirë i qeverisjes në nivel vendi.
Qeveria e Kosovës sa më parë duhet ta ndryshojë dhe ta përshtat me kushtet e reja makroekonomike, kornizën afatmesme të shpenzimeve dhe të fillojë rishikimin e buxhetit, duke ridestinuar mjetet që nuk do të mund të realizohen, përfshirë dhe për Ligjin e Pagave, e jo të keqpërdoret buxheti për qëllime populiste e elektorale.

Related posts

Tanimë 5 muaj po zgjatë superekspertiza për Kançeska Milevskën, rastit “Tenderët” nuk i shihet fundi

Gazetamax.mk

Sonte përfundon posedimi i detyrueshëm i pajisjeve dimërore

Gazetamax.mk

MPJ-ja franceze: Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për hapjen e negociatave me RMV-në

Gazetamax.mk