Stefanija Kuzmanovska është zgjedhur sonte kryetare e re e Rinisë Socialdemokrate të Maqedonisë (SDMM), në Konferencën e 27-të Zgjedhore të organizatës rinore të LSDM-së.
Sipas raportit të Komisionit për Kandidatura, i prezantuar në konferencë, janë dorëzuar dy kandidatura. Komisioni ka konstatuar se njëra prej tyre i plotësonte të gjitha kushtet e përcaktuara, ndërsa kandidatura e dytë është vlerësuar si e pabazuar.
Pas shqyrtimit të kandidaturave, Komisioni për Kandidatura e ka miratuar njëzëri kandidaturën e Stefanija Kuzmanovskës, e cila mbeti kandidatja e vetme për drejtimin e SDMM-së.
Kuzmanovska deri më tani ka ushtruar detyrën e nënkryetares së Rinisë Socialdemokrate të Maqedonisë.
