Ambasadorja amerikane i shkon në konak Maksim Dimitrievskit në Kumanovë: Në fokus bashkëpunimi dhe projekte të reja

Kryetari i Komunës së Kumanovës dhe kryetari i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, sot zhvilloi takimin e parë zyrtar me përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut.

Në takim morën pjesë e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së, Nikol Varns, këshilltarët politikë Edru Kovtun dhe Kristina Karanakova, si dhe specialistja për marrëdhënie me publikun, Nadica Zhakula.

Në takim morën pjesë edhe sekretarja e Komunës së Kumanovës, Emilija Slaridis Janevska, kryetarja e Këshillit të Komunës së Kumanovës, Ivana Gjorgjievska, dhe drejtuesi Fatos Aqifi.

Në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, bashkëbiseduesit diskutuan për punën dhe funksionimin e Komunës së Kumanovës, mundësitë për avancimin e bashkëpunimit, si dhe për zhvillimin e projekteve të reja në disa fusha shoqërore.

Dimitrievski i njoftoi përfaqësuesit e Ambasadës amerikane me kapacitetet dhe potencialet zhvillimore të Komunës së Kumanovës, ndërsa gjatë takimit u prezantua edhe një video-prezantim për zonat industriale Novini dhe Reçica.

Në takim u theksua rëndësia e komunikimit të hapur dhe qasjes partneriteti, me qëllim krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e komunës dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.

Nga Komuna e Kumanovës theksuan se do të vazhdojnë me qasje të hapur dhe partneritet me partnerët ndërkombëtarë, me synim realizimin e iniciativave dhe projekteve të reja në interes të qytetarëve të Kumanovës.