GazetaMax
Lajme

Rritet numri i zyrtarëve policorë që kërkojnë të largohen nga Kosova

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha sot se trendi i largimit të zyrtarëve policorë nga vendi i punës është në rritje.
Ai në Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje deklaroi se nuk ka shifra të sakta se sa është numri i të larguarve.
“Nga viti në vit mund të themi që po rritet. Nuk i kam shifrat e sakta por fatkeqësia është që po rritet”, deklaroi Mehmeti.
Më tutje, drejtori i policisë tha se në testin e fundit pavarësisht se 125 njerëz aplikuan për zyrtarë policorë, sipas tij ata munduan në testin fizik.
“Vet fakti që e kanë dhënë testin me shkrim 125 veta e nuk kanë ardh në testin fizik, kjo tregon që kemi një problem të natyrës së caktuar. A është problem social a është i tjerave natyra, besoj që është pak problem për mua me dhënë përgjigje”, tha ai.

Related posts

Spasovski me falenderim për policinë, qytetarët dhe punëtorët mediatik

Gazeta Max

Thellohet skandali me mjekun pa diplomë, 33 vjeçari kishte ndërprerë studimet në 2014

Gazeta Max

LSDM: 800 milionë euro investime kapitale në buxhetin e vitit 2023

Gazeta Max