GazetaMax
Ballina

Për herë të parë realizohen këto operacione në QKUK

Në Klinikën e Kardiokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë janë realizuar operacionet me procedurën e re të zëvendësimit të Valvulës Aortale, e quajtur Perceval.

“Bëhet fjalë për valvula biologjike të kualitetit të lartë, të cilat janë vendosur me procedurën e veçantë, pa pasur nevojë që proteza të fiksohet me penj kirurgjikë.Proteza biologjike vendoset me ndihmën e stentit te veçantë dhe me një hapje minimale të aortës. Kjo procedurë e shkurton dyfish kohëzgjatjen e operacionit, siguron kualitet të lartë të valvulës dhe minimizon komplikimet e organeve si pasojë e kohëzgjatjes më të madhe të operacioneve kardiokirurgjike”, njofton SHSKUK.

Operacionet janë kryer nga kardiokirurget vendorë, anesteziologë dhe pjesa tjetër e ekipit operator, me asistimin e një profesori nga Greqia.

Related posts

“Ishte menjëherë pas lindjes së vajzës”/ Getoar Selimi rrëfen si zbuloi se vuante prej 5 vitesh nga tumori pa e ditur: Doktori më tha që mund të humbisja zërin

Gazeta Max

Hoxha: Sinjale pozitive për hapjen e pikës së re kufitare me Bullgarinë

Gazeta Max

Drejtori Iseni priti në takim ambasadorin Reka, bisedohet për funksionimin e Inspektoratit të gjuhëve

Gazeta Max