GazetaMax
Ballina

Përurohet zyra e Qendrës për punë sociale në Çair, drejtori Baftiju: Vendosshmëri për zgjidhjen e kërkesave të qytetarëve

Drejtori i Qendër për punë sociale në Shkup, Liridon Baftiju sot ka bërë promovimin e zyrës së kësaj qendra në komunën e Çairit. Në njoftimin e tij thuhet se do të vazhdojnë të zgjidhin kërkesat e qytetarëve.

Sot kisha kënaqësi që edhe në Çair ta përurojmë zyrën e Qendrës së Punës Sociale.

Në praninë e ministrit të Shëndetësisë – mikut tim dhe, njëherazi, banor i kësaj lagje, Bekim Sali, e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve të kësaj komune.

Pasi kemi dëshmuar përkushtim dhe vendosmëri në zgjidhjen e kërkesave sociale të qytetarëve tanë, duke dashur t’u kursejmë kohë dhe në mënyrë që të jemi sa më pranë tyre, ne u angazhuam dhe gjetëm zgjidhje që tash e tutje qytetarët e Çairit aplikimet e tyre të mund t’i bëjnë sa më afër vendbanimit të tyre.

Shpreh mirënjohje të veçantë për ministreshën e Punës dhe Politikës Sociale Јованка Тренчевска e cila kontriboi në finansimin e të njejtës.

Vazhdojmë të jemi në shërbimin tuaj.

Related posts

Personat e hapur shpenzojnë më shumë para, edhe kur s’i kanë

Gazeta Max

Bexheti: Hipokrizi sulmi ndaj marrëveshjes për korridoret, të gjitha elitat politike e kishin si projekt strategjik në programet e tyre

Gazeta Max

Martohet modelja shqiptare Heidi Lushtaku me futbollistin e Atalantës

Gazeta Max