GazetaMax
Ballina

Hungaria thërret në bisedë ambasadorin ukrainas

Ministria e Jashtme hungareze ka thirrur në bisedë ambasadorin e Ukrainës, për shkak të, siç tha, deklaratave fyese ndaj qëndrimit të Hungarisë lidhur me luftën në Ukrainë.

“Është koha që udhëheqja ukrainase të ndalë fyerjet drejtuar Hungarisë dhe të pranojë vullnetin e popullit hungarez”, tha të mërkurën ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.

Ai iu referua fitores në zgjedhjet e 3 prillit të partisë në pushtet Fidesz të kryeministrit Viktor Orban.

Hungaria ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës dhe i është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian.

Por, kryeministri Orban ka thënë se nuk do të lejojë që territori i Hungarisë të përdoret që shtetet e NATO-s dhe Bashkimit Evropian të dërgojnë armatime në Ukrainë.

Related posts

Rufi Osmani shfaqet së bashku me Arben Taravarin

Gazetamax.mk

Majlinda Bregu: Procesi për integrimin e Shkupit dhe Tiranës në BE i vonuar

Gazetamax.mk

Vankovska: Do të përgatisim Kushtetutë të re

Gazetamax.mk