GazetaMax
Ballina

Integrimi i komunitetit rom në arsim në fokus të panel diskutimit në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive

Në suaza të aktiviteteve të ndërmarra për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, nën organizimin e Ministrisë për Sistem Politik dhe Drejtorisë për zhvillimin dhe avancimin e arsimit në gjuhët e pjesëtarëve të bashkësive u mbajt panel diskutim kushtuar gjendjes aktuale të arsimit në gjuhën rome dhe projekteve të ndërmarra deri më tani për avancimin e nivelit të integrimit të komunitetit rom në procesin edukativo-arsimor.


Të pranishëm në këtë ngjarje ishin Zëvendësministri për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Drejtoresha e Drejtorisë për zhvillimin dhe avancimin e arsimit në gjuhët e pjesëtarëve të bashkësive, Drejtori i Drejtorisë për afirmimin dhe avancimin e kulturës së pjesëtarëve të bashkësive, përfaqësues të organizatave joqeveritare për të drejtat e romëve në vend dhe përfaqësues të shkollave fillore ku zhvillohet mësim në gjuhën rome.

Gjatë diskutimit u potencua nevoja për vazhdimësi progresive të veprimit institucional në përkrahje të komunitetit rom, përforcimi i bashkëpunimit mes institucioneve shtetërore dhe organizatave joqeveritare me qëllim targetimin sa më objektiv dhe efikas të nevojave dhe kërkesave të këtij komuniteti, si dhe vazhdimësia e zbatimit të reformave të inkluzionit të tyre në arsim që do të reflektojë mbi diversitetin si vlerë të domosdoshme shoqërore.


Mes tjerash, u prezantua angazhimi i Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në përkrahje të avancimit të statusit shoqëror të romëve dhe të luftës kundër diskriminimit të tyre, duke potencuar në këtë drejtim rëndësinë e miratimit të Strategjisë për përfshirjen e romëve për periudhën 2022-2030 dhe gatishmërinë e plotë për zbatimin e saj.

Related posts

Remenski thumbon fuqishëm Ruskoskën: Me bastisje kaubojësh në Policinë Financiare, pengoi hetimet ndaj klientelës së saj

Gazeta Max

Çfarë ushqimesh duhet ngrënë nëse keni diarre

Gazeta Max

Learta del për kafe, kështu mundohet t”i mbulojë kilet e tepërta

Gazeta Max