Liverpool, ka finalizuar kushtet me skuadrën e Championship, Fulham për të nënshkruar me yllin adoleshent, Fabio Carvalho.
Të dy klubet kishin rënë dakord për një marrëveshje prej 7.5 milionë funte në afatin kalimtar të janarit, por nuk arritën t’i finalizonin gjërat përpara fundit të muajit, megjithëse pritej që Reds të ndaheshin me një tarifë të ngjashme për ta nënshkruar atë në verë gjithsesi, përcjell ORAinfo.
Kontrata e Carvalhos përfundon në fund të sezonit, por Fulham ka ende të drejtën e kompensimit nëse e humbet atë falas. Kjo tarifë mund të vendoset nga një gjykatë – siç ishte rasti me kalimin e Harvey Elliott në Anfield në 2019 – por të dy klubet kanë vendosur për një pagesë të ngjashme me 7.5 milion £ që u propozua në janar./ORAinfo/