United thyen rekord, dhuron milionat për këtë lojtar

Manchester United, është gati të thyejë rekordin e tyre të transferimeve për të arritur Declan Rice dhe për ta bërë atë nënshkrimin më të mirë të verës së parë nën drejtimin e trajnerit të ri Erik ten Hag, zblon 90min.
Rice është shfaqur si një nga mesfushorët e rinj më të mirë në Evropë dhe është rrahja e zemrës së një skuadre të West Ham United që ka sfiduar për një përfundim në top katër këtë sezon, përcjell ORAinfo.

90min kupton që Rice dhe përfaqësuesit e tij ia kanë bërë të qartë West Hamit se mendojnë se ky vit është koha e duhur që ai të vazhdojë karrierën e tij.
West Ham kishte hapur biseda për një marrëveshje të re për reprezentuesin anglez vitin e kaluar, megjithëse klubi e di se nuk do të ishte në gjendje të përputhej me pagat e ofruara nga palët e tjera të interesuara. Pritet që Rice të jetë në gjendje të fitojë të paktën 250,000 £ në javë diku tjetër – shumë jashtë strukturës së pagave të Hammers.United, megjithatë, janë gati të shkojnë ballë për ballë me rivalët e tyre për Rice. Ata tashmë kanë bërë detyrat e tyre për të dhe u është thënë se një lëvizje në Old Trafford është diçka që Rice do ta konsideronte./ORAinfo/

Të fundit në përqindje