GazetaMax
Ballina

Dafina bëhet gati për dasëm me Dj Geek

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek në prag të martesës?
Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe DJ Geek janë njëri nga çiftet më të njohura për publikun shqiptar.
Marrëdhënia e tyre është mjaft e komentuar dhe ata shpesh herë janë përfolur për martesë, shkruan lajmi.net.
Ata përmes rrjeteve sociale bëjnë deklarata të ndryshme për njëri tjetrin të cilat shpesh herë kanë ngritur edhe dyshimet për martesë.
Së fundmi përmes një “InstaStory” këngëtarja ka publikuar një fotografi ku ia ka shprehur dashurinë dhe e ka quajtur bashkëshort.

I dashur bashkëshorti im i ardhshëm, je më i miri. Të dua”, ishte mbishkrimi i këngëtares.

Kjo nxiti dyshimet tek fansat se mos çifti është duke e kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.
Ndërkohë kujtojmë se Dafina dhe Dj Geek konfirmuan romancën e tyre në fillim të 2020, më pas Dafina edhe i ka kushtuar këngë DJ Geek.

Related posts

Apple përfshin ChatGPT-në në pajisjet iPhone e Mac

Gazeta Max

Mos iu jepni mjaltë foshnjave nën 1 vjeç

Gazeta Max

Shafrani i Indisë lufton shumë sëmundje, ndër to dhe kancerin

Gazeta Max