GazetaMax
Kuriozitete

Manchester United humb nga Evertoni

Nuk këndellet Man Unitedi, Evertonit i takojnë tre pikë.
Evertoni e ka mposhtur Manchester Unitedin në kuadër të javës së 32-të në Ligën Premier me rezultat 1-0.
Pas 27 minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Anthony Gordon, që në fund doli të ishte goli i vetëm i ndeshjes.
Djajtë e Kuq kishin shansin që të shënonin dy herë, por Marcus Rashford nuk ia doli të mposhte Jordan Pickfordin.
Në 45 minutat e dytë, lojtarët e Ralf Rangnick insistuan më shumë dhe tentonin që së paku ta merrnin një pikë, por ishte e vështirë.
Evertoni pati një shans ideal në minutën e 77-të, kur Gordon u rrëzua në zonën e rreptësisë, mirëpo gjyqtari sinjalizoi se nuk ka penallti.
Në minutat e mbetur, loja e United ishte disi e zbehtë dhe kjo u kushtoi me humbjen e tre pikëve.
Pas javës së 32-të,Manchester United gjendet në vendin e shtatë me 51 pikë, ndërsa në xhiron e 33-të do të takohen me Norwichin.

Related posts

Conte konfirmon se Tottenham do ta blejë Kulusevskin, shton se duhet shumë transferime të reja në verë

Gazeta Max

Draymond Green mund të largohet nga Golden State, lojtari kërkon kontratë maksimale

Gazeta Max

Kjo do të jetë skuadra e frikshme për sezonin e ri me pronarët e rinj nga Bahreini

Gazeta Max