GazetaMax
Kuriozitete

Ky lojtar është prioritet i Manchester Unitedit në afatin e verës

John McGinn mbetret objektivi kryesor i Manchester Unitedit për mesfushën
Manhcester United po kalon nëpër një moment jo të mirë në Ligën Premier, ku përkundër pretendimeve të larta që kishin në start tani ndodhen në pozitën e shtatë në kampionat.
Tek gjiganti anglez priten investime të mëdha në verë, pasi Djajtë e Kuq duan të rikthehen protagonist në sezonin e ri duke luftuar për titull.
Njëri nga objektivat kryesor të tyre mbetet mesfushori skocez John McGinn që po shkëlqen tani e disa vite me fanellën e Aston Villas.

27-vjeçari është njëri nga mesfushorët qendror më të mirë në Angli, teksa ka qenë lojtari kryesor në mesfushën e Aston Villas këtë edicion duke shënuar edhe tre gola e duke asistuar në dy të tjerë në 28 paraqitje zyrtare.
The Telegraph ka raportuar se Djajtë e Kuq janë gati të shpenzojnë deri në 45 milionë euro për ta transferuar McGinn, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2024.

Vet reprezentuesi skocez ka pranuar se do t’i pëlqente të luante në Old Traford, ku do të bashkohej me bashkëkombësin e tij Scott McTominay.
Gjithsesi përveç United, në garë për skocezin mbeten edhe skuadrat e tjera si Arsenal, Tottenham Hotspur e Newcastle United.

Related posts

Brooklyn Nets suspendon Kyrie Irving me pesë ndeshje pa pagesë

Gazeta Max

MotoGP, Miguel Oliveira fiton garën dhe jep leksion në një pistë të lagur

Gazeta Max

Pioli po e bën këtë veprim ndaj lojtarëve të Milan që po sjell rezultat në fushë!

Gazeta Max