Janik Siner do të mbetet numri 1 i tenisit botëror të paktën deri më 1 nëntor, duke e çuar në 95 numrin e javëve, jo të njëpasnjëshme, në krye të renditjes ATP.
Humbja e Aleksandër Zverevit në gjysmëfinalen e turneut të Shangait mund ta shtyjë edhe më tej momentin kur gjermani do ta parakalojë, ndonëse kalimi i tij në krye duket i pashmangshëm.
Tenisti italian, i cili nuk ka luajtur që nga korriku për shkak të problemeve me gjurin dhe pritet të rikthehet në fushë vetëm në vitin 2027, ka 10.950 pikë në renditje.
Megjithatë, të hënën e ardhshme do t’i zbriten 500 pikë për shkak të fitores në turneun e Vjenës vitin e kaluar, ndërsa më 2 nëntor do të humbasë edhe 1.000 pikë të tjera, të fituara pas triumfit në turneun Masters 1000 të Parisit në vitin 2025.
Zverevit do t’i duhet të arrijë të paktën në gjysmëfinale në turneun e Austrisë për të qenë i sigurt se do ta kalojë Sinerin më 2 nëntor.
Ndërkohë, Novak Xhokoviç del jashtë dhjetëshes së parë dhe zbret në vendin e 12-të, mes dy finalistëve të turneut të Shangait: spanjollit Rafa Hodar, i cili humbi finalen dhe renditet i 11-ti, dhe Alehandro Davidoviç Fokina, i cili ngjitet në vendin e 13-të, duke fituar 13 pozicione. Ndërkohë, Karlos Alkaraz, i rikthyer pas një periudhe të gjatë jashtë fushave, mban vendin e tretë në renditjen ATP.
Burimi: botasot.info
