GazetaMax
Lajme

Komuna e Sarajit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Kruqin e kuq

Kreu i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti sot ka pritur në takim sekretarn e Kryqit të kuq për rajonin e Karposhit. Në këtë takim temë diskutimi ishin projekte të përbashkëta të cilat kryesisht do të shërbejnë për parandalimin dhe zbutjen e vuajtjeve njerëzore.

Njoftimi i Bexhetit:

Sot prita në takim znj.Koçovska Mare, sekretare pranë Kryqit të Kuq në rajonin e Karposhit.

Në këtë takim temë diskutimi ishin projekte të përbashkëta të cilat kryesisht do të shërbejnë për parandalimin dhe zbutjen e vuajtjeve njerëzore, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit, përmirësimin e gjendjes sociale, duke siguruar respekt dhe dinjitet për qenien njerëzore.

Komuna e Sarajit ka qenë vazhdimisht e interesuar për të inkurajuar dhe promovuar vlera humane dhe ka është e gatshme për të reaguar në kohë ndaj sfidave bashkëkohore humanitare, njofton Bexheti në facebook.

Related posts

Luçi me porosi për udhëheqësinë e Alternativës: Përkundër të gjitha peripetive dhe pengesave, rrugëtimi im vazhdoi në mënyrën më të mirë të mundshme

Gazeta Max

Janë sanksionuar 177 shoferë në Shkup, 38 për vozitje të shpejtë

Gazeta Max

Spasovski takon udhëheqësinë e Sekretariatit të përgjithshëm të INTERPOL-it në Lion

Gazeta Max