GazetaMax
Ballina

Era Istrefi thyen rekordin e madh me “Bebe”

Pesë milionë klikime për këngën e re të Era Istrefit “Bebe”.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi ka shënuar një sukses të radhës me projektin e ri muzikor.
Era u rikthye me këngën “Bebe” në fund të muajit të kaluar, saktësisht më 31 mars, e cila po pritet mirë nga fansat e artistes.
Kur kanë kaluar më pak se dy javë që nga lansimi i projektit, tashmë “Bebe” ka grumbulluar mbi pesë milionë klikime në kanalin zyrtar.
Këtij suksesi i është gëzuar edhe vet artistja, e cila e ndau këtë me fansat përmes një postimi në InstaStory.
Ndërkohë, përveç këtij projekti Era tashmë ka nisur punën edhe për këngë të reja, këtë gjë e ka dëshmuar edhe sot (e mërkurë) – teksa bëri një postim në InstaStory nga një studio muzikore.

Ndërsa, krahas projekteve këngëtarja po iu qëndron afër fansave edhe me imazhe të ndryshe.
Së fundmi, Era u shfaq atraktive dhe plot stil e veshur në një kostum të zi me prerje të veçantë poshtë belit i realizuar nga kreatori shqiptar, Valdrin Sahiti.

Related posts

Mucunski: Mjaft me premtime kombëtare dhe identitare për anëtarësim në BE

Gazeta Max

Më mirë mos e shikoni fare, kështu dukej Efi e “Për’puthen” para ndërhyrjeve plastike

Gazeta Max

Zbulimi i madh: Njerëzit do të jetojnë deri në 150 vite

Gazeta Max