GazetaMax
Ballina

“Jemi me fat që të kemi”, urimi i Milot Rashicës për ditëlindjen e gruas

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ka vite që është i martuar me bukuroshen Belkiz Kera.
Futbollisti nga Vushtrria jeton tash e sa kohë jashtë vendit, ndërsa çifti shpesh herë ndajnë imazhe të ndryshme në rrjetet sociale, shkruan lajmi.

Sot bashkëshortja e Milotit feston ditëlindjen, e padyshim se nuk ka munguar edhe urimi i futbollistit.
Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” , ai i ka uruar Belkizës ditëlindjen duke i treguar se është me fat që e ka pjesë të jetës.
“Gëzuar ditëlindjen DASHURIA ime 🤍 jemi me fat që të kemi në jetën tonë🙏❤️”, ishte mbishkrimi i futbollistit.

Ndërkohë rikujtojmë se çifti janë prindër të dy fëmijëve.

Related posts

Gati për super projektin nga David Dreshaj dhe Elinel

Gazeta Max

Jeni gati për super hitin “Mora fjalë”, nga Dj FemX dhe Dioniza

Gazeta Max

Ahmeti për deklaratën ndaj Mickoskit: Është çuar kundër shqiptarëve, “katundi që shihet nuk do kallauz”

Gazeta Max