GazetaMax
Sport

UEFA në aksion, pritet t’i dënojë këto skuadra

UEFA pritet t’i dënojë disa skuadra.
Shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA priten të sanksionojnë Atletico Madridin, Manchester City, Barcelonën dhe Eintracht Frankfurt.
Ndeshja e dytë çerekfinale e Ligës së Kampionëve, ndërmjet Atletico Madrid dhe Manchester City nuk përfundoi pa incidente.
Ishte Stefan Savic dhe Jack Grealish që e filluan incidentin në fushë dhe e vazhduan më tej edhe jashtë saj.
Andaj, UEFA do të shqyrtojë përleshjen që ka ndodhur dhe më pas do të vendos për një sanksionim, ndaj dy gjigantëve evropian.
Takimi në mes Barcelonës dhe Frankfurt përveç që u diskutua për eliminimin e Barcës, ndodhi edhe diçka e pazakontë në atë ndeshje.
Frankfurti kishin në dispozicion 5000 bileta për ndeshjen e dytë çerekfinale në kuadër të Evropa Ligës, në ‘Camp Nou’, por në tempullin blaugrana ishin 30.000 tifozë të ekipit gjerman.
Sipas rregullores së UEFA-s, tifozët duhet të ndahen në mënyrë të përshtatshme në stadiume. Assesi të përzihen siç ndodhi në ‘Camp Nou’.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin dhe ekipi i tij do të analizojnë se si ka ndodhur e gjithë kjo situatë, më pas do të marrin një vendim ndaj dy ekipeve.
Sipas gazetës prestigjioze ‘Marca’, të hënën apo të martën do të kuptohet se çfarë sanksionesh do të vendos UEFA ndaj katër ekipeve.

Related posts

Real Madrid dëshiron ta transferojë super-lojtarin

Gazetamax.mk

Për këtë fanellë dëshiron të luajë Ramos

Gazetamax.mk

I bëhet padrejtësi në përfaqësimin e vendit në garat në Pragë, Halimi: Para dy jave fitova për kualifikim në Kampionatin Europian

Gazetamax.mk