Pa dyshim, aktorja argjentinase, Lorena Meritano e cila te ne njihet për rolin e “Dinoras” në serialin “Pasionet e Fshehta” u bë një simbol dhe model në luftën kundër kancerit të gjirit, një sëmundje që e vuajnë miliona gra në mbarë botën.
Meqenëse aktorja zbuloi se kishte kancer, filloi luftën kundër sëmundjes. Historia sesi Lorena Meritano u përball me kancerin për vite me radhë bëri xhiron në media.
Madje mediat nga e gjithë Amerika Latine regjistruan sesi aktorja argjentinase rrëfeu në mënyrë të vrazhdë dhe në të njëjtën kohë me guxim procesin e saj për të kapërcyer sëmundjen, përcjell portali rtv21
Ndonëse në vitin 2015 kishte deklaruar se e kishte kapërcyer betejën, në vitin 2020 ajo rrëfeu përmes Twitterit se kishte kaluar periudha të vështira pasi sipas analizave rutinë mjekët kishin gjetur një tumor të ri.
“Kam disa ditë që jam komplikuar me një tumor të ri dhe sot më kanë shpjeguar se nuk është keq, pas ekografive, rezonancës, vizitave te disa mjekë, ankthit, pagjumësisë, dhimbjes etj . ” , shpjegoi ajo.
Tashmë, pas disa vitesh betejash intensive, aktorja i është kthyer jetës normale.