Dibër, 17 prill – Dita zgjedhore në komunën e Qendër Zhupës po zhvillohet pa probleme me rritje të përqindjes së dalshmërisë.
“Deri në orën 13 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 1286 qytetarë ose 18,17 për qind nga gjithsej 7.077 të regjistruar në Listën e vetme zgjedhore. Krahasuar me zgjedhjet lokale nga tetori i vitit 2017 kur dalja në orën 13 ka qenë 12 për qind ajo tani është më e madhe për 6,17 për qind”, deklaroi Nexhip Iljaz, kryetar i Komisionit komunal zgjedhor.
Sipas tij në të gjitha 16 vendvotimet dita zgjedhore kalon pa probleme, ndërsa dalje më të madhe pritet në orët e pasdites.
Në këtë komunë ku mbi 60 për qind e popullatës është në ndonjë nga vendet e Evropës Perëndimore, kryesisht në Itali përsëritet votimi për kryetar komune për shkak të mossigurimit të censusit prej 1/3 të numrit të përgjithshëm të votuesve. Atëherë dalja ka qenë 25,77 për qind.