GazetaMax
Sport

Rangnick flet për të ardhmen e Ronaldos

Rangnick: E ardhmja e Ronaldos nuk varet nga unë.
Trajneri i përkohshëm i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick ka thënë se e ardhmja e Cristiano Ronaldos është jashtë duarve të tij, edhe pas het-trikut të së shtunës kundër Norwich Cityt.
Së bashku me het-trikun e tij të mëparshëm kundër Tottenhamit dy ndeshje më parë, Ronaldo është lojtari i vetëm që ka shënuar për Unitedit në një ndeshje të Ligës Premier në të cilën është përfshirë që nga fitorja në Leeds më 20 shkurt.
Paraqitje e mirë e portugezit ndaj Norwichit është vlerësuar lartë nga trajneri gjerman, Rangnick, por ai nuk siguron të ardhmen e Ronaldos në Old Trafford.
“Në fund, ky nuk është vendimi im. Cristiano ka edhe një vit në kontratën e tij. Ky do të jetë një vendim që menaxheri i ri do të marrë së bashku me bordin”, ka thënë fillimisht Rangnick.
“Por, ai tregoi kundër Tottenhamit dhe ndaj Norwichit se ai mund të jetë krijuesi i diferencës në ndeshje si kjo”.“Nuk është rastësi që ai ka rekordin më të mirë të golave nga të gjithë lojtarët në histori”, përfundoi trajneri gjerman i Unitedit.
Ndryshe, Ronaldo është golashënuesi më i mirë i Djajve të Kuq këtë sezon, pasi ka shënuar 21 gola në 35 ndeshje në të gjitha garat, ku 15 gola vijnë vetëm nga Liga Premier.

Related posts

Greg Popoviç, trajneri me më shumë fitore në NBA

Gazetamax.mk

Barcelon mund ta transferoj Joao Felix

Gazetamax.mk

Alves tregon se cilët lojtarë janë më të mirët në pozicionin e tij

Gazetamax.mk