GazetaMax
Ballina

Greva politiko-partiake në arsim e përkrahur nga VMRO, Levica, Besa, Aleanca

Greva e përgjithshme e Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK), do të vazhdojë edhe më tutje. Këshilli i SASHK-ut në mbledhjen e sotme ka vendosur të mos e pranojë propozimin e Qeverisë prej 10 për qind rritje të pagave me çka do të ndërpritej greva e filluar më 11 prill.

Një nga arsyet pse ky propozim është hedhur poshtë nga SASHK-u është pasi i njëjti ka qenë i propozuar gojarisht, jo në formë të shkruar, informon SASHK-u ku shtojnë se mbi 95 për qind e organizatave sindikaliste të SASHK-ut janë deklaruar për refuzimin e ofertës së dhënë gojarisht.

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov në konferencën për shtyp ka thënë se anëtarët e SASHK-ut reagojnë ndaj qasjes joserioze të kompetentëve që siç tha, “dy muaj po negociojnë me përfaqësues të SASHK-ut, ndërsa realisht nuk japin asnjë propozim konkret nga kërkesat e dorëzuara me shkrim nga ana e SASHK-ut”.

“Anëtarët e SASHK-ut konstatojnë se kjo qasje nga ana e Qeverisë nuk çon në drejtim të zgjidhjes së shpejtë të problemit dhe ndërprerjes së grevës. Rritja e pagave prej 10 për qind në mbrojtjen e fëmijëve, arsim fillor dhe të mesëm aspak nuk korrespondon me lartësinë e rritjes së pagës minimale këtë vit dhe nuk është nxitje adekuate për kthimin e dinjitetit të profesionit”, tha Nedellkov.

Reagimi dhe mbështetja nga Besa në këtë kohë krize:

“Tentativa e sotshme për të arritur marrëveshje mes Qeverisë dhe SASHK-ut, ishte e pa suksesshme, duke mos i pranuar kërkesat e mësimdhënësve nga ana e Qeverisë Mirë është që brenda këtij subjekti të harmonizohen qëndrimet, ministri i financave deklarojë se nuk do të ketë rritje të pagave, ministri i arsimit duket se nuk ka ide për të menaxhuar me situatën, në këtë rast kemi tre palë që mashtrojnë ndërsa janë nga e njejta parti, prandaj edhe vazhdimi i grevës nga ana e SASHK është vendim i duhur dhe ka mbështetjen e plotë të Lëvizjes BESA”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Besa”.

VMRO ka vazhduar akuzat ndaj LSDM-së për grevën në arsim,  duke u  apeluar përfaqësuesëve të egzekutivit që në vend të kërcenimeve ndaj grevistëve,  të plotësojnë kërkesën e grevistëve për rritjn e pagave të tyre konformom kërkesës së tyre 18.4 %.

“Atë që kërkojnë mësimdhënësitë nuk është aspak luks që ata e kërkojnë, por ata kërkojnë mjete për një jetë më dinjitoz çdo gjë që do të ofrojë kjo qeveri, siç ishte me ofertën e fundit gojore prej 10 % është tallje dhe nënçmim të mëtejshëm të mësimdhënësve”, thuhet nga VMRO-DPMNE.

Related posts

Amnisti kolektive për disa të burgosur

Gazetamax.mk

Bekteshi: Fokusi jonë është zhvillimi ekonomik i vendit

Gazetamax.mk

Kovaçevski pjesëmarrës në Bruksel në mbledhjen e jashtëzakonshme të NATO-s për situatën në Ukrainë

Gazetamax.mk