Shkup, 18 Prill – Ikonija Nikolovska, punonjëse dhe përgjegjëse e azilit “Pelamed” në Gostivar, për emisionin ” Pasqyra e Shëndetit” tha se arsyeja e hapjes së kësaj qendre private për të moshuarit ishte migrimi, pasi kohët e fundit ka njëtranzicion të menjëhershëm të brendshëm dhe të jashtëm dhe shkuarje e të rinjve jashtë shtetit në kërkim të kushteve më të mira të jetës.
“Arsyeja, ideja ishte se vetë mënyra e shpejtë e jetës kohët e fundit, meqë vetë rrjedha e jetës sjell situata ku më të moshuarit mbeten vetëm në shtëpi, sepse të rinjtë janë në njëfarë lëvizjeje, janë në punë, me detyrime. Kohët e fundit jemi dëshmitarë të shuarjes së mënyrës tradicionale të jetës në familje. Familjet janë të ndara të rinjtë duan të jetojnë të ndarë nga të moshuarit. Gjithashtu arsye është edhe migrimi, kohët e fundit ka njëtranzicion të menjëhershëm të brendshëm dhe të jashtëm dhe shkuarje e të rinjve jashtë shtetit në kërkim të kushteve më të mira të jetës. Të moshuarit mbeten vetëm në shtëpi, pa kujdes dhe nga ajo nevojë erdhi ideja të hapet një object I tillë ku mund të ofrohet kujdes për personat që kanë nevojë”, tha Nikolovska.