GazetaMax
Lajme

Ujërat fekale derdhen në liqenin e Ohrit

Ohër, 18 Prill – Pas publikimit të pamjeve të publikuara në Alsat, ku shihet si derdhet uji fekal në liqenin e Ohrit, afër vendbanimit Grashnicë në Ohër, nga Ndërmarrja Publike Sistemi Kolektor thonë se derdhja nuk është për shkak të defektit në sistemin kolektor, i cili është konstatuar nga mbikëqyrja e jashtëzakonshme e Inspektoratit Shtetëror Ekologjik.

“Problemi në vendbanimin Grashnicë, për momentin është vetë lumi Grashnicë. Dalja jonë është 200 metra nga grykëderdhje e lumit Grashnica. Vetë fotografia e tregon këtë. Problemi më i madh është mungesa e ndarjes së kanalizimeve dytësore nga kanalizimet atmosferike. Ky është problemi më i madh”, deklaroi Vladimir Aleksieski – drejtor i NP Sistemi i kolektorëve.

Zgjidhja e problemit është ndarja e kanalizimet fekal nga ai atmosferik. Në vetëm 20% të territorit të Ohrit është zgjidhur kjo çështje, e cila është në juridiksionin e pushtetit lokal.

Objektet lokale të gastronomisë kërkojnë zgjidhje të menjëhershme të problemit.

“Njëzet vite apelojmë, flasim dhe disi nuk ka rezultat. Vendbanimi Voska është kthyer në një atraksion turistik, të gjitha objektet që funksionojnë këtu janë dëmtuar nga derdhja në liqen, por jo për fajin tonë. “Do t’i bëjmë thirrje kryetarit të komunës dhe pushtetit qendror ta riparojnë atë, sepse dëmton gjithë lagjen, sidomos kur ka më shumë shi”, u shpreh Musa Rashid-pronar i një hoteli.

“Ky është një problem kryesor, sepse ndodhin shumë shpesh sëmundjet infektive, sëmundjet e stomakut, kemi edhe informacione të tilla nga klientët që vijnë këtu”, theksoi Boris Stojanoski-shoqata ekologjike Grashnica.

Nga Grashnica thonë se është e papranueshme që një gjë e tillë të ndodhë në shekullin e 21-të, aq më tepër nëse dihet se Ohri është nën presion serioz të UNESCO-s, për të zgjidhur të gjitha problemet e grumbulluara.

Related posts

Alarmante/ Për gjashtë muaj jashtë vendit shpërngulen 439 nxënës nga Tetova, Shkupi e Gostivari

Gazetamax.mk

Hapet kabinet për nxënës të talentuar në “Vila Biljana” në Ohër

Gazetamax.mk

Krim prej 450.000 eurove në Maqedoni! Arrestohet një ish-prokuror, dyshohen një ish-ministër dhe një avokat

Gazetamax.mk