Njerëz të maskuar janë shfaqur me shkopinj në sheshin “Skënderbej” gjatë protestës së dhunshme në kryeqytet.
Pas tri ditëve relativisht të qeta, protestuesit iu kthyen sulmeve me gurë, kapsollë e fishekzjarrë.
Më herët, Policia zbrazi brenda disa minutash bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke përdorur ujë e gaz lotsjellës.
Bulevardi është i veshur nga një tymnajë, ndërsa protestuesit janë shpërndarë në rrugët e qytetit, një pjesë e të cilëve te sheshi.
