Zëvendësdrejtori i Byrosë për Siguri Publike pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, Arben Jashari, mori pjesë në takimin ndërkombëtar të nivelit të lartë të Koalicionit Evropian Kundër Drogës (ECAD), i cili u mbajt në komunitetin San Patrignano në Itali.
Në takim, ku morën pjesë ministra dhe përfaqësues të lartë nga 35 vende anëtare, u diskutua për strategjitë globale për parandalimin e varësive, trajtimin e keqpërdorimit të drogës dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë fushë.
Me pjesëmarrjen në këtë tubim të rëndësishëm ndërkombëtar, Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi përkushtimin e saj ndaj përpjekjeve të përbashkëta evropiane për parandalim, kontroll të shtuar dhe luftimin e tregtisë ndërkombëtare me drogë, si dhe për avancimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet vendeve anëtare.
Në përfundim të takimit, delegacioni i Maqedonisë dha mbështetjen për miratimin e Deklaratës Përfundimtare të Koalicionit Evropian Kundër Drogës, me të cilën konfirmohet vendosmëria e përbashkët për forcimin e koordinimit ndërkombëtar, bashkëpunimit dhe përgjegjësisë në luftën kundër varësive.
