“Si profesor, me gjithë zemër qëndroj pranë rinisë, ndërsa fqinjëve tanë u dëshiroj fat nesër”, shkroi Filipçe.
Ai pretendoi se në Serbi ka parregullsi në listat zgjedhore, lëshim të letërnjoftimeve për shtetas të huaj, presion ndaj të punësuarve në sektorin publik, votim të kontrolluar dhe të paguar, si dhe kontroll të mediave.
Filipçe i krahasoi këto pretendime me gjendjen në Maqedoninë e Veriut gjatë qeverisjes së Nikolla Gruevskit, duke vlerësuar se vendi, sipas tij, po kthehet sërish drejt praktikave të tilla.
“Askush nuk dëshiron më diktatorë dhe kriminelë që i mbajnë shtetet të kapura dhe qytetarët peng”, deklaroi Filipçe.
Ai foli edhe për marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, duke theksuar se dëshiron që të dy vendet të kenë marrëdhëniet më të mira të mundshme, pa ndërhyrje në punët e brendshme të njëri-tjetrit. Ndërkaq, qëndrimin e kryeministrit Hristijan Mickoski ndaj Vuçiqit e cilësoi si “të nënshtruar”.
Filipçe e përfundoi mesazhin e tij me fjalët: “Studentët fitojnë”.
