GazetaMax
Lajme

Qeveria kërkon që Këshilli Mbikëqyrës ta shkarkojë Makradulin nga posti i drejtorit të SHA “Posta”

Shkup, 19 prill – Qeveria në seancën e sotme ka kërkuar nga Këshilli Mbikëqyrës të Shoqatës aksionare për komunikacion postar “Posta e Maqedonisë së Veriut” ta shkarkojë Jani Makradulin nga detyra kryetar i Këshillit Drejtues dhe drejtor i përgjithshëm i “Postës”.

“Në seancën e sotme Qeveria mori vendim edhe sipas vendimeve të Komisionit për çështje kadrovike dhe konkludoi që t’i rekomandojë Këshillit Mbikëqyrës të Shoqatës aksionare për komunikacion  postar    ‘Posta e Maqedonisë së Veriut’ ta shkarkojë Jani Makradulin nga detyra e kryetarit të Këshillit Drejtues dhe drejtor i përgjithshëm dhe në këtë pozitë e ka  zgjedhur Vasko Stefanovin i cili është shkarkuar nga detyra zëvendësdrejtor i Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, bëri të ditur pres shërbimi qeveritar.

Related posts

Komuna e Gostivarit miratoi Planin aksional për personat me nevoja të veçanta

Gazeta Max

Kovaçevski: Sjellim masa për mbështetjen e qytetarëve në kushte të krizës

Gazeta Max

Pagesa avans, mbështetje bazë dhe shtesë – model i ri i subvencionimit në bujqësi

Gazeta Max