GazetaMax
Lajme

Shfuqizohet detyrimi për posedimin e certifikatës së vaksinimit apo certifikatës për Kovid-19 të tejkaluar

Shkup, 19 prill  – Në seancën e sotme të Qeverisë u miratua rekomandimi i Komisionit për Sëmundje Infektive për të shfuqizuar detyrimin e posedimit të certifikatës së vaksinimit, certifikatës për Kovid-19 të tejkaluar, testet negative PCR dhe antigjen për të gjithë qytetarët vendor dhe të huaj gjatë hyrjes në vend.

Në lidhje me këtë vendim të sotëm njoftoi në profilin e tij në Fejsbuk zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë dhe ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie në mes Bashkësive Artan Grubi, duke treguar se është shfuqizuar edhe masa për izolim shtëpiak me shpenzim personal në kohëzgjatje prej 7 ditëve për hyrje në shtet pa dokumentet e lartëpërmendura./Zhurnal.mk

Related posts

Mexhiti: Për 1 vit investuam 164 milionë denarë në Haraçinë

Gazeta Max

Dëshmitari i pestë në Hagë pyetet për kohën kur u bë pjesë e UÇK-së

Gazeta Max

Neziri nga ASH: Qeveria është dashtë të ricaktojë masat anti-krizë

Gazeta Max