Rikthehet qetësia në bulevard, boshatisen rrugët e Tiranës pas ndërhyrjes së policisë

Policia ka arritur të shpërndajë protestuesit, të cilët mbrëmjen e sotme iu rikthyen akteve të dhunshme.

Pas ndërhyrjes së forcave të rendit, rrugët e kryeqytetit janë boshatisur.

Ndërkohë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka nisur pastrimi i gurëve dhe sendeve të tjera të forta të hedhura gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe policisë.