GazetaMax
Sport

Interi kalon në finale të Kupës së Italisë, eleminon Milanin

Interi eliminon Milanin dhe kalon në finale të Kupës së Italisë.
Interi është skuadra e parë finaliste e Kupës së Italisë për këtë vit. “Nerazzurët” kanë siguruar kalimin për herë të parë në finale pas 11 vjetëve.
Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi shënoi sonte fitore bindëse ndaj Milanit, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të kësaj gare.
Ndeshja e zhvilluar në “Guiseppe Meazza” përfundoi me rezultatin 3:0.
Lautaro Martinez shkëlqeu sonte me dy gola. Argjentinasi shënoi në minutat 5 dhe 40, kurse goli i tretë u shënua nga Robin Gosens në minutën e 82-të.
Interi në finale do të takohet me fituesin nga ndeshja Juventus – Fiorentina.
Ndeshja e dytë gjysmëfinale mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet nesër, teksa ndeshja e parë ishte mbyllur me fitoren minimale (0:1) të “Zonjës së Vjetër”.

Related posts

Man City gati të bëjnë lëvizjen për Leao – flitet për shumë të madhe parash

Gazetamax.mk

MotoGP, Miguel Oliveira fiton garën dhe jep leksion në një pistë të lagur

Gazetamax.mk

Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë – mposht Primo Gefen

Gazetamax.mk