GazetaMax
Lajme

Guvernatorja Angelovska-Bezhoska në takimet pranverore të FMN-së dhe BB-së

Shkup, 20 prill – Delegacioni i udhëhequr nga guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska dhe ministri i Financave Fatmir Besimi merr pjesë në takimet pranverore të grupacionit të Bankës Botërore (BB) dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Uashington.

Është parashikuar që delegacioni të realizojë takime me përfaqësues të lartë të FMN-së, BB-së dhe Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC), si dhe me përfaqësues të organizatave dhe institucioneve tjera financiare ndërkombëtare.

Janë caktuar edhe mbledhje të veçanta të delegacionit me drejtorin e FMN-së për Evropë, Alfred Kamer, me drejtorin ekzekutiv të FMN-së, Pol Hibers dhe drejtorin ekzekutiv alternativ Luk Drese, si dhe me shefen e misionit të FMN-së, Berglot Barkbu.

Në fokus të bisedave me përfaqësuesit e FMN-së do të jenë politika monetare dhe gjendjet ekonomike në vend.

Guvernatorja, siç informojnë nga Banka Popullore, ka caktuar takime të veçanta me drejtorin e Sektorit për Statistikë Luj Mark Dusharm, me drejtoreshën e Sektorit Juridik Roda Viks-Braun dhe me zëvendësdrejtorin e Sektorit për Tregje Kapitale dhe Monetare, Kristofer Erceg, në të cilat do të shqyrtohen rezultatet e bashkëpunimit rrjedhës ndërmjet Bankës Popullore dhe FMN-së.

Është parashikuar që Delegacioni të realizojë mbledhje edhe me përfaqësuesit e Bankës Botërore, zëvendëskryetarin e BB-së për Evropë dhe Azinë Qendrore, Ana Bjerde, si dhe me drejtorin ekzekutiv të BB-së për konstituencën në të cilën merr pjesë vendi ynë, Kun Davidse. Gjithashtu, është parashikuar edhe takim me nënkryetaren e IFC-së, Georgina Bejker.

Takimet pranverore të FMN-së dhe BB-së mbahen çdo vit dhe në to marrin pjesë guvernatorët e bankave qendrore dhe ministrat e Financave të vendeve anëtare. Takimet janë vend ku bartësit e politikave bisedojnë për ngjarjet aktuale në ekonominë botërore, duke e përfshirë edhe për tejkalimin e sfidave, si krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia, krizën rrjedhëse të çmimeve, pasojat mbi ekonominë botërore nga lufta në Ukrainë etj. Qëllimi i këtyre takimeve janë poltiikat dhe zgjidhjet e përbashkëta drejt nxitjes së rritjes ekonomike, zvogëlimi i varfërisë dhe promovimi i zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

Related posts

“Ndikimi rus në Ballkan është ende i pranishëm”, Mujanoviq: Dodik dhe Vuçiq janë bashkëpunëtorët më të rëndësishëm

Gazetamax.mk

Gjendet trupi i Plamen Hristov, pranë tij dhe një trup tjetër, dyshohet se është shtetas i Maqedonisë

Gazetamax.mk

Besimi – Al Suwaidi: mundësi për investime në sferat kyçe të parapara me Planin për rritje të përshpejtuar ekonomike

Gazetamax.mk