Ndryshon harta politike në nivel shtetëror/ Ja kush janë deputetët e rinj të parlamentit të BeH

Pas konfirmimit të rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2026 nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjë e Hercegovinës, më 24 tetor, sjellim listën e deputetëve që kanë fituar mandate në Dhomën e Përfaqësuesve në nivel shtetëror.

Ja si do të duket përbërja e re e Dhomës së Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të Bosnjë e Hercegovinës, sipas partive politike dhe emrave të deputetëve:

SDA – 9 mandate: Haris Zahiragić, Muamer Zukić, Midhat Čaušević, Mirsad Zaimović, Melika Mahmutbegović, Refik Lendo, Šemsudin Dedić, Šerif Špago dhe Mirela Avdić.

SNSD – 6 mandate: Srđan Amidžić, Snježana Novaković-Bursać, Obren Petrović, Sanja Vulić, Sandra Erkić dhe Radovan Višković.

SDP BiH – 5 mandate: Albin Muslić, Jasmin Imamović, Zukan Helez, Saša Magazinović dhe Azra Okić.

HDZ BiH – 4 mandate: Marinko Čavara, Predrag Kožul, Antea Čilić dhe Borjana Krišto.

Partia për Bosnjë e Hercegovinën (SBiH) – 3 mandate: Džemal Smajić, Zijad Krnjić dhe Amra Švrakić.

Populli dhe Drejtësia (NiP) – 2 mandate: Elmedin Konaković dhe Denis Zvizdić.

Fronti Demokratik (DF) – 2 mandate: Zlatan Begić dhe Dženan Đonlagić.

Partia e Progresit Demokratik (PDP) – 2 mandate: Branislav Borenović dhe Igor Radojičić.

Partia Demokratike Serbe (SDS) – 2 mandate: Želimir Nešković dhe Darko Babalj.

Partitë e tjera me nga një mandat:
– Partia Jonë (Naša stranka): Sabina Ćudić
– DNS: Nenad Nešić
– NES: Jasmin Emrić
– DEMOS: Nedeljko Jović
– Bashkimi Serb (Ujedinjena Srpska): Milan Petković
– Për Drejtësi dhe Rend (Za pravdu i red): Nenad Grković
– HDZ 1990: Ilija Cvitanović
Subjektet politike, kandidatët dhe paraqitësit e tjerë të autorizuar kanë 72 orë nga momenti i publikimit të rezultateve të konfirmuara për t’i paraqitur Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Bosnjë e Hercegovinës kërkesë për rinumërim ose ankesë lidhur me saktësinë e numërimit të votave, në përputhje me dispozitat e Ligjit Zgjedhor të Bosnjë e Hercegovinës.