GazetaMax
Sport

Sterlingun në verë mund të transferohet në Milan, kjo ëshë lëvizja e drejtuesve kuq e zi

Klubi italian, Milani thuhet se po monitoron me vëmendje situatën e Raheem Sterling te Manchester City.
Sterling nuk është më një titullar fiks në skemat e trajnerit Pep Guardiola dhe ka disa afate kalimtare që po lidhet me një largim nga Etihad.
Sulmuesi anglez ka kontratë vetëm deri në verën e ardhshme dhe pas vështirësive për të rinovuar, largimi i tij këtë verë duket i pashmangshëm.

Sipas Fichajes, klubi italian, Milani po monitoron gjendjen e Sterlingut dhe një ofertë mund të bëhet në afatin kalimtar të verës.
Gjatë ditës së djeshme (e martë) u përfol gjithashtu se ylli anglez i është ofruar Rossonerëve nga agjenti i tij.
Në anën tjetër, 27-vjeçari do të vendos përfundimisht për të ardhmen gjatë verës dhe një largim nga Etihad favorizohet nga ai.
Ndryshe, Sterling ka shënuar 14 gola dhe shtatë asistime në 40 paraqitje këtë sezon.

Related posts

Milan mund ta transferojë Hakim Ziyech për vetëm 10 milionë euro

Gazetamax.mk

Joshua i kundërpërgjigjet ultimatumit të Furyt

Gazetamax.mk

Lojtarët me statistikat më të mira deri më tani në turneun e CS:GO – IEM Katowice

Gazetamax.mk