GazetaMax
Lajme

Drejtori i QIK-ut i humbur në kohë e hapësirë: Luftën në Ukrainë e paskan shpikur mediat

Duke cituar pjesë të librit “1984”, Toni Dimitrov, drejtori i Qendrës Informative Kulturore në Shkup, kuadër i Levicës, partnere koalicioni e Aleancës dhe Besës, shkruan në faqe e tij në facebook se nuk ka njohuri nëse ka luftë në Ukrainë apo ajo është duke ndodhur vetëm në media, shkruan desk.al

– Në “1984” ka pasur një luftë të vazhdueshme “diku në kufi” dhe askush nuk e di nëse ajo po ndodh vërtet apo është propagandë. Është e rëndësishme që popullata të mbahet në tension të vazhdueshëm dhe të kërcënuar nga lufta. Epo kjo është kjo, nuk e dimë nëse vërtet ka luftë apo mediat vetëm po e fryjnë atmosferën, ka shkruar Dimitrov në facebook.

Në këtë mënyrë Dimitrovi, kuadër i Levicës mohon krimet që po ndodhin në Ukrainë pas pushtimit rus.

Ky qëndrim i drejtorit Dimitrov hap çështjen nëse partia e tij nuk e di nëse ka luftë në Ukrainë dhe nëse partnerët e koalicionit të VMRO-së, Aleancës dhe Besës do ta dënojnë këtë qëndrim të tij.

Related posts

Në qendër të Shkupit mblidhen ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi

Gazetamax.mk

Aktakuzë e re kundër Muhamed Zekirit, dëmtoi buxhetin e shtetit për 1,5 milion euro

Gazetamax.mk

Çfarë bëri Kovaçevski pas ikjes së Zaevit?

Gazetamax.mk