GazetaMax
Lifestyle

Si e zbuloi gjininë e fëmijës së tretë Arbana Osmani?

Arbana Osmani zbulon si e mësoi gjininë e fëmijës së tretë.
Arbana Osmani ka zbuluar së fundmi se si e ka mësuar gjininë e bebit që po pret. Në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, njëri prej tyre e ka pyetur nëse “do të ketë plasje tullumbaci si Sara”. Moderatorja tha se ka qenë me pushime kur zbuloi gjininë e bebit.
“Nuk ishim dhe aq të organizuar. Kur e morëm vesh kemi qenë me pushime. Plus unë kisha shumë kuriozitet dhe emocione kështu që nuk kemi xhiruar gjë. E ngaqë kishim Diellin në gjumë as nuk bërtisnim dot. Kujtime dhe emocione të bukura për ne të tre gjithsesi.”, tha ajo.
Kujtojmë që moderatorja përflitet se do të bëhet nënë e një vajze. Arbana zbuloi se ishte në pritje të ëmbël në natën finale të Big Brother VIP. Sa i përket televizionit, ajo tha se nuk do të rikthehet në ekran nga vjeshta.

Related posts

Një hit i ri si “Zemër, zemër”, këngëtari Aleksander Gjelaj vjen me projektin e ri

Gazetamax.mk

Projekt kushtuar Kosovës, vjen nga Rigon Binakaj

Gazetamax.mk

Çiklizmi dhe vrapimi në moshë të mesme ju mbron nga goditjet në tru

Gazetamax.mk