GazetaMax
Lajme

MPPS: SASHK-u i mashtron grevistët dhe i vë interesat personale para interesave të fëmijëve

Shkup, 20 prill – Me vendimin për vazhdimin e grevës SAHK-u i vë interesat personale para interesave të fëmijëve dhe nxënësve. Kopshtet dhe shkollat e mbyllura nuk sjellin asgjë të mirë për nxënësit dhe fëmijët, as për prindërit të cilët nuk munden të kujdesen për fëmijët e tyre në çerdhe, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale pas vendimit të sotëm të Këshillit të SASHK-ut të mos i pranojë konkluzionet nga seanca e djeshme e Qeverisë, dhe të vazhdojë greva derisa nuk arrihet marrëveshje me MASH-in dhe MPPS-së dhe nuk nënshkruhet marrëveshje me të cilën do të përfshihen të gjitha çështjet kontestuese.

“I bëjmë thirrje SASHK-ut edhe një herë ta rishqyrtojë vendimin dhe ta respektojnë të drejtën e fëmijëve për qasje në arsim, si dhe zhvillim pa pengesë të veprimtarisë të përkujdesjes dhe edukimit të fëmijëve. Qeveria, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës treguan transparencë dhe gatishmëri për zgjidhjen e kësaj çështje, përmes propozimeve konkrete të cilat njëkohësisht nënkuptojnë zgjidhje e përhershme dhe sistematike të harmonizimit të pagave në arsim dhe arsim parashkollor dhe përqindje të rritjes së pagave me ribalancin e buxhetit, duke marrë parasysh krizën botërore  ekonomike dhe energjetike. Për dallim nga SASHK-u të cilët nuk lanë hapësirë për dialog, përkundrazi treguan se nuk dëgjojnë për gjendjen me krizën e cila është në nivel global, ndërsa nga e cila nuk jemi të kursyer as ne si shtet”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Njëkohësisht, Ministria lidhur me konferencën e sotme për shtyp të SASHK-ut, e informon opinionin se vendimi për organizimin e grevës së përgjithshme nga ana e SASHK-ut është marrë për harmonizimin e Marrëveshjes kolektive për institucionet publike për fëmijë në veprimtarinë e përkujdesjes dhe edukimit të fëmijëve nga mosha parashkollore dhe në veprimtarinë e pushimit dhe të rekreacionit  të fëmijëve, me rritjen e pagës minimale, në përputhje  me nenin 8 të Ligjit për pagë minimale. Në këtë rast theksojnë se në nenin 8 të Ligjit për pagë minimale parasheh që marrëveshjet kolektive të harmonizohen në një afat prej gjashtë muajve. Që do të thotë vendimi për organizimin e grevës është marrë para përfundimit të afatit, do të thotë se nuk bëhet fjalë për shkelje të të drejtave të punëtorëve, por   kërkesë për avancim të të drejtave të marrëdhënies së punës,  theksojnë nga MPPS-së.  Marrëveshja kolektive për institucionet publike për fëmijë në veprimtarinë e përkujdesjes dhe edukimit të fëmijëve të moshës parashkollore dhe në veprimtarinë e pushimit dhe rekreacionit të fëmijëve, siç theksohet në kumtesë, në nenin 72 parashikon se të drejtën e grevës të punësuarit e realizojnë në përputhje me ligjin. Në paragrafin 2 të nenit të njëjtë thuhet se gjatë grevës punëdhënësi është i detyruar t’u paguajë kontributet dhe tatimet mbi pagat, të përcaktuar me rregullore të veçanta, të bazës minimale për pagesë të kontributeve.  E njëjta është rregulluar edhe në nenin 240 të Ligjit për marrëdhënie pune, ndërsa neni 241 jep  mundësi që organizatori i grevës të ndajë mjete që t’u sigurojë kompensim të pagës neto gjatë grevës së punëtorëve të cilët kanë marrë pjesë në grevë.

Related posts

Kina do të japë 1.4 milionë euro ndihmë për Ukrainën

Gazetamax.mk

Vazhdohet gjendja e krizës në energjetikë

Gazetamax.mk

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ju drejtohet qytetarëve për fundvit

Gazetamax.mk