GazetaMax
Lajme

Panel diskutim në temë dezinformatat, propaganda dhe narativat proruse në media

Shkup, 21 prill – Panel diskutim në temë “Dezinformatat dhe propaganda në media: ndikimi i narativave proruse ndaj orientimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut”, sot do të mbahet në Shkup.

Në panel diskutim është paralajmëruar fjalim i profesorit universitar Nikolla Dujkovskit dhe gazetarëve Lubomir Kostovski nga “Globus” dhe Dejan Andonoviq nga “Sloboden peçat”. Moderatore do të jetë Biljana Jordanovska nga CIVIL.

Panel diskutimi është pjesë e projektit “Pa perdes së tymit” me të cilin CIVIL zbaton aksion mediatik dhe civil kundër dezinformatave dhe propagandës. Projekti fokusohet në propagandën e huaj, antiperëndimore përmes monitorimit, analizave dhe zbardhjes së dezinformatave dhe propagandës për tema kritike, siç është agresioni ndaj Ukrainës, integrimet euroatlantike dhe procese të tjera nga rëndësia kruciale për vendin.

Related posts

Deputetja Sadiki: Do bëjmë gjithçka të heqim 20% nga Kushtetuta

Gazeta Max

Pollogu ‘karton të kuq’ Ziadin Selës

Gazeta Max

‘S’mund të jetojmë në hasmëri’, Ahmeti: Mbështes ‘Open Balkan’, instrument për të pajtuar rajonin

Gazeta Max