GazetaMax
LAJME

Moti sot i vranët dhe reshje lokale të shiut

Shkup, 21 prill – Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi të kohëpaskohshëm lokal. Do të fryjë erë e dobët mesatare kryesisht nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 5, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 14 deri në 20 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut më intensive në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë e dobët mesatare kryesisht juglindor. Temperatura minimale do të ulet deri në 4, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri në 15 gradë.

Në ditët në vijim moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Në orët e pasdites në disa vende moti do të jetë jostabil me shi të shkurtër të rrëmbyeshëm dhe kushte për bubullima. Të premten në shumë vende do të fryjë erë e kohëpaskohshme e fuqishme (mbi 60 km/h) nga drejtimi jugor. Prej nesër temperaturat e ditës do të jenë në rritje, më të theksuara gjatë fundjavës kur në shumë vende temperaturat do të jenë mbi 20 gradë.

Related posts

Konsultim rajonal për barazi gjinore dhe luftë kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje

e-max

LSDM: Një vit pushtet lokal VMRO – komunat stagnojnë

e-max

Shënohet Dita ndërkombëtare e qasjes universale në informacione me karakter publik

e-max