GazetaMax
Lajme

Doganierët shqiptarë nga 1 Maji me rroga më të larta, rregullohet statusi i tyre

Shkup, 21 Prill – Gjithsej 45 punonjës të Doganës së Maqedonisë nuk do të jenë më “administratorë”, por doganierë dhe me këtë, nga 1 maji do të kenë pagë për rreth 12 mijë denarë më shumë. Bëhet fjalë për të administratorët e shpërndarë kohë më parë nga Ministria për Sistem Politik në institucionet e vendit, ndërsa të njëjtit vazhdonin të kishin statusin e administratorit edhe pse punonin në Doganë.

Muharrem Asani, zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë së Veriut thotë se ndjehet i lehtësuar që për kaq shpejtë kohë, u rregullua njëra nga çështjet kryesore që tangonte një pjesë të madhe të punonjësve shqiptarë.

“Që ditën e parë kur mora detyrën e zëvendësdrejtorit në Drejtorinë e Doganave, prioritet kryesor e kam pasur rregullimin e punonjësve doganorë e që në sistematizim – kanë qenë si administratorë. Arritëm që për një kohë të shkurtër, të përmirësojmë statusin e 45 punonjësve shqiptarë të shpërndarë nga Ministria për Sistem Politik dhe tashmë, nga 1 maji, këta do jenë punonjës doganor – doganierë dhe me këtë, edhe pagat do të jenë më të mëdha dhe kushtet e punës më ndryshe se siç i kishin më parë”, thotë zëvendësdrejtori Asani.

Ndryshe, dje – të gjithë punonjësit i kanë marrë vendimet e reja të punës, ndërsa të njëjtit janë shprehur të kënaqur pasi më në fund, u zgjidh njëri ndër problemet kryesore të tyre.

Related posts

LSDM: Prokuroria do të hetojë të gjitha akuzat publike për Mickoskin lidhur me kërcënimet ndaj biznesmenëve

Gazeta Max

Greva në arsim është pezulluar, nxënësit prej nesër kthehen në shkolla

Gazeta Max

Besimtarët ortodoks festojnë Pashkët

Gazeta Max