GazetaMax
Lajme

Sjellje ksenofobik, thirret në Prokurori kryetar i Lëvizjes “Koncepti maqedonas”

Shkup, 21 Prill – Kryetari i Lëvizjes “ Koncepti maqedonas”, Petar Bogojeski është marrë në pyetje në Prokurorinë Themelore me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Bogojeski tha se është ftuar nën akuzën për sjellje ksenofobike, ndërsa sipas tij kjo është një përndjekje politike në kohën kur krimi dhe korrupsioni në shtet vlojnë.

“Erdhëm në situatën që të ndiqem penalisht nga Prokuroria Themelore me kërkesë të Ministrisë së Brendshme për ksenofobi, mund ta paramendoni. Me kërcënim në letër se do të shoqërohem me polici nëse nuk paraqitem në Prokurori. Për Qeverinë është arsye e mjaftueshme që të ndiqet politikisht një aktivisti opozitar në kushte kur shteti vlon nga krimi dhe korrupsioni dhe kur jemi dëshmitarë për keqpërdorime të pozitave nga funksionarët shtetërorë”, tha Petar Bogojeski, Koncepti për Maqedoninë.

Related posts

Osmani – Putraj: Bashkëpunim me Hesen dhe mbështetje për eurointegrimet

Gazeta Max

Pako humanitare për 455 familje nga kategoritë e rrezikuara

Gazeta Max

Vazhdon bllokada e transportuesve publik, zgjidhjen e problemit e shohin te Kryeministri

Gazeta Max