GazetaMax
LAJME

Gjukanoviq: E ardhmja e rajonit është pakthim europiane!

Shkup, 21 prill – Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq në një intervistë për TVM2 ka shprehur keqardhje për vonesën në çeljen e  negociatave me BE-në për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ai mes tjerash i vlerëson si jashtëzakonisht të mira marrëdhëniet mes dy vendeve tona.

“Kjo është e padrejtë. Nuk është mirë për BE-në që të lejojë që problemet dypalëshe, madje në këtë rast edhe problemet historike dypalëshe, të bëjnë të pamundur në të vërtetë arritjen e perspektivës evropiane e cila duhet t’ju përkasë të gjithë popujve evropianë, pra përfshirë edhe popullin e Maqedonisë së Veriut. Është urgjente që të ndihmohet pushteti i ri në Bullgari që të zhbllokojë këtë proces dhe të krijojmë kushte që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të shkojnë rrugës së Evropës dhe ky do të ishte një impuls tjetër tejet i rëndësishëm që nuk do t’i lë hapësirë kujtdo në rajon për luhatje. Do të jetë e qartë pas afrimit efektiv të çdo shteti të rajonit tonë drejt BE-së se e ardhmja jonë është e pakthim – evropiane!”, deklaroi presidenti Gjukanoviq.

Sa i përket qeverisë së re në Mal të Zi, për të cilën një ditë më parë mandatari, Dritan Abazoviq, njoftoi se ka mbështetje të 46 deputetëve, përfshirë edhe të deputetëve të PDS-së, Gjukanoviqi pret që qeveria e re të rikthejë vlerat evropiane e jo si ish qeveria që, sipas tij, “u përqendrua në qërimin e hesapeve me kundërshtarët politikë, përfshi edhe atë vetë”.

“Ajo qeveri ra. Formohet e reja. Besoj shumë më reale nga kjo e mëparshmja. Krahas kësaj, përvoja e deritashme më jep të drejtën të jem optimist se kjo qeveri do të jetë shumë më tepër e kthyer nga sistemi evropian i vlerave sesa e kaluara e cila ishte klerikale dhe anti-evropiane”, u shpreh mes tjerash Gjukanoviqi.

Related posts

Abdulhamid Rizvani drejton partinë SPD të Leverkusenit në rrethet Rheindorf dhe Hitdorf

e-max

Sot mbahet ankandi për euroboobligacionin e nëntë

e-max

Sanksionohen 160 shoferë në Shkup

e-max